Mickoski-Petkov: Është nevoja për ndërtimin e besimit

Mickoski-Petkov: Është nevoja për ndërtimin e besimit

Gjatë ditës së sotme, kryeministri bulgar takoi edhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovskin, ku në këtë takim diskutuan mbi situatën aktuale idhur me marrëdhëniet mes dy vendeve, shkruan Alsat.

– Advertisements –

Mickovski theksoi se është nevoja për ndërtimin e besimit, marrëdhëniet e hapura dhe lidhjen e temave dhe fushave ku është i mundur bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përfitimi reciprok për qytetarët e të dy vendeve.

“Kam pasur një takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov. Në takim u diskutua për situatën aktuale lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve. Kam mbajtur të njëjtat qëndrime që njiheshin më parë publikisht. Ajo që u theksua është nevoja për ndërtimin e besimit, marrëdhëniet e hapura dhe lidhjen e temave dhe fushave ku është i mundur bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përfitimi reciprok për qytetarët e të dy vendeve.
U theksua nevoja për bashkëpunim në tema që do të sigurojnë të ardhmen, investimet në arsim, shkencë, Korridorin 8 dhe projekte të tjera të rëndësishme për të dyja vendet.
Në vend të bllokadave, nevojiten ura, marrëdhënie të hapura dhe respekt të ndërsjellë”, tha Hristijan Mickovski. /Asat.mk