Alsat-M 2019-07-18T14:24:59+02:00
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konfirmon për Alsat se nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev për ditën e premte. Përmes një porosie, Mickoski ka theksuar: “Ju kuptoj se jeni mësuar me liderë të cilët i ndryshojnë qëndrimet gjatë ditë. Ju lus që të dëgjoni konferencën e fundit për media dhe aty e keni përgjigjen time”. Në konferencën e fundit për media, kushtuar rastit “Reket”, Mickoski i pyetur nëse do të merr ose jo pjesë në takim liderësh, theksoi se opozita dhe pushtetit kanë qëndrime të kundërta për pikat e takimit dhe se takimi i vetëm në të cilin lideri opozitar do të merrte pjesë është ai në të cilin do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare./Alsat
Loading…



