“Bujar Osmani nuk ka kredibilitet për të negociuar për identitetin tim maqedonas”, tha sot nga Vatasha kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, pas deklaratës së djeshme të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, se pas ndryshimeve kushtetuese, Bullgaria nuk do të bllokojë Maqedoninë e Veriut.
“Ai nuk mund të më thotë se çfarë dhe si mendon Bullgaria. Në të kaluarën, në vend që të tregojë respekt elementar si Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, i ka munguar dhe jo vetëm që nuk ka respektuar, por edhe e ka shkelur. Unë do ta këshilloj Osmanin, të këshillojë ministrin e ri të jashtëm bullgar, të marrë shembull nga një shtet evropian dhe të vijë këtu në këtë monument në Vatasha dhe të gjunjëzohet dhe të kërkojë falje për atë që bëri okupatori fashist bullgar”.
“Atëherë mund të ulemi dhe të mendojmë për ndonjë falje. Kështu bëri një ministër gjerman, i cili u gjunjëzua dhe kërkoi falje për atë që bënë fashistët gjermanë në Poloni. Mund të vijë edhe këtu në Vatasha në emër të fashistëve bullgarë dhe të gjunjëzohet dhe të kërkojë falje”, tha Mickoski.
Data 08.06.2025
Aktuale
- Momentet qesharake që duhet të jenë në arkivat familjare
- Bujar Osmani: Zgjedhjet e ardhshme për shqiptarët nuk janë thjesht zgjedhje, por referendum
- Shqipëria përvëlohet nga i nxehti, ja sa do shënojë termometri nesër
- Mickoski: As BDI dhe as LSDM nuk kanë kapacitet për të realizuar reforma, do luftojmë krimin dhe korrupsionin
- Aksident në Lushnjë, automjeti përplaset me motorin! Zbardhen detajet e para
- (VIDEO) Deputetët nesër diskutojnë për ministrin e ri të shëndetësisë
- Eurospekticizmi në Maqedoni, Krzhallovski: Një pjesë e fajit i takon BE-së
- Përfshihen nga flakët dy baraka në lagjen e komunitetit rom, zbardhen detajet e para! Ja shkaqet e zjarrit që dyshohen