Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje publikisht të gjithë atyre që kanë prova për keqpërdorime, t’i pdorëzojnë ato në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë, duke hedhur poshtë spekulimet e opozitës se edhe njerëz të tjerë nga pushteti janë të përfshirë në keqpërdorimin e mjeteve financiare në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një salle të re sportive dhe fazës së dytë të zgjerimit të hapësirave të reja në SHFK “Blazhe Koneski” në Komunën e Aerodromit, përsëriti se ata janë e vetmja qeveri që reagon menjëherë kur vëren sjellje devijante.
“Dhe kjo është një luftë e vërtetë kundër krimit dhe korrupsionit dhe ata që janë të përfshirë, janë aty ku duhet të jenë”, tha Mickoski.
Ai i bëri thirrje opozitës, siç tha, të mos fshihet pas pyetjeve, por të dalë me pretendime.
“Ata mbajnë konferenca për shtyp me pyetje. Nëse janë kaq të sigurt për këto pretendime, le të dalin dhe ta thonë. Hristijan Mickoski është i përfshirë, ai dhe ai janë të përfshirë. Sepse kjo është frikacakëri, ata nuk lënë përshtypje. Dhe le të na ndihmojnë, unë u bëj thirrje publikisht të gjithë atyre që kanë prova për keqpërdorim, të vijnë dhe të paraqesin ato prova në mënyrë që ne të veprojmë. Kështu që unë i hedh poshtë absolutisht këto spekulime dhe le të na lënë të bëjmë punën tonë siç duhet, por të mos arrijë edhe tek disa nga ish-zyrtarët dhe ministrat e tyre. Dhe pastaj t’i shoh, le të dalin përsëri në konferencë për shtyp”, theksoi Mickoski.


