Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas takimin me kancelaren Angela Merkel tek Ambasada e Gjermanisë në Shkup deklaroi se “gjatë javës së ardhshme trupat partiak të OBRM-PDUKM-së do të kenë mbledhje dhe do të sillet në fuqi qëndrimi përfundimtar për referendumin”.
Mickoski në takim tha se takimi ka qenë në atmosferë miqësore mes dy partive si motra, që janë pjesë të Partisë Popullore Evropiane duke e raportuar kancelaren Merkel për gjendjen aktuale politike në vend dhe se theks i veçantë është vendosur në referendumin e 30 shtatorit.
“Ky ishte takim tet-a-tet me kancelaren Angela Merkel. Ishte takim miqësor, si lideri i dy partive simotra. Theks kryesor në bisedim ishte referendumi. Unë i theksova pozitat e partisë sonë, pse VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta pranojë këtë Marrëveshje me Greqinë. E njoftova me aksionin tonë “Verë për Maqedoninë”, e cila është në rrjedhë, duke i thënë se ne si parti do të orientohemi sipas vullnetit të qytetarëve. Gjatë javës së ardhshme, do të kemi takim me trupat e partisë dhe përfundimisht do ta konfirmojmë pozitën tonë për referendumin e 30 shtatorit”, tha Mickoski.
AI nuk ka dhënë detaje më të hollësishme për takimin, i cili ka zgjatur rreth 20 minuta. Merkel ka dalë nga Ambasada për të shkuar në Aeroport, pa dhënë deklaratë.

