Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se Qeveria po e ndjek trendin e çmimeve të produkteve ushqimore dhe beson që nuk do të ketë rritje të mëtutjeshme. Mickoski thotë se do të ketë reagim të ashpër nga qeveria në rast të paraqitjes së serishme të dukurisë së rritjes së paarsyeshme të çmimeve nga ana e tregtarëve.
“Nëse dikush mendon se ne nuk e ndjekim të gjithë këtë, mendoj se gënjehet. Nëse i shohim profitet që i realizojnë zinxhirët tregtarë, do të vijmë në përfundim se mes thënë kushtimisht kompanive më të suksesshme 10-15-20 shohim zinxhirë të tillë tregtarë…Ne e shohim atë në bazë ditore, nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe besoni se do të reagojmë ashpër nëse shohim përsëri se ndodhin dukuri të padëshirueshme”, tha Sinkron: Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk