“Nuk kemi ndërmend të hyjmë në korrespodencë partiake nëse duhet apo nuk do të ketë mbledhje liderësh. Ne nuk do të hyjmë në mendësinë e njerëzve të frustruar, nëse ata vlerësojnë se kështu mund të dalim nga kriza potenciale politike dhe kushtetuese, nuk ka problem, ne pranojmë gjithçka dhe le të jetë në Kuvend, le të ulen grupet e punës dhe të bisedojnë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nga Shtipi.
Mickoski kërkoi nga Kovaçevski të emërojë persona të cilët do të jenë të gatshëm të diskutojnë për datat e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, sepse siç tha ai, Kovaçevski sillet frikacak, sepse vazhdimisht i ikën temës së zgjedhjeve, takimet e liderëve dhe debateve.
“Nëse Kovaçevski ka frikë, të paktën nga ajo që kemi parë deri më tani, ai është frikacak i dëshmuar, ikën nga zgjedhjet, ikën nga duelet, ikën nga pyetjet gazetareske, vazhdimisht ikën nga diçka. Nëse ka frikë le të emërojë njerëz që janë të gatshëm të ulen me njerëzit e VMRO-DPMNE-së dhe të bisedojnë, sepse për pak muaj nga sot kemi dy procese kyçe për të ardhmen e Maqedonisë, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. – theksoi Mickoski.