Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se shumica e eurodeputetëve, mbi të gjitha ata që qëndrojnë për vlerat e vërteta evropiane, i dhanë një shans Propozim-raportit për vendin, votimi i të cilit Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) më 4 qershor u prolongoi për më 24 qershor.
Nëse nuk votohet edhe atëherë, theksoi Mickoski, atëherë qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk bëhet fjalë për vendosjen e disa qindra qytetarëve me vetëdije bullgare në Kushtetutë, por se problemi është identiteti i veçantë maqedonas dhe gjuha maqedonase.
“Shumica e eurodeputetëve, ata që me të vërtetë përfaqësojnë vlerat evropiane, vendosën t’i japin procesit shans për të qenë përsëri në seancë më 24 qershor dhe nëse nuk kalon, nëse shtyhet përsëri, atëherë qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë të vetëdijshëm se problemi nuk janë disa qindra qytetarë që janë pjesë e komunitetit bullgar që të jenë në Preambulën tonë, por se ata janë identiteti i veçantë shekullor maqedonas dhe gjuha maqedonase. Ky është thelbi, ky është problemi, gjithçka tjetër nuk ka të bëjë me realitetin, “tha Mickoski.