Kryetari i partisë politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe nënkryetari i partisë Timço Mutsunski, sot kanë realizuar takim me ambasadorin e Kanadasë, Xhajls Norman, ku kanë diskutuar për korrupsionin, krimin, ekonominë dhe të gjitha zhvillimet aktuale në vend, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.
Sa i përket ekonomisë së Maqedonisë, Mickoski theksoi se ekonomia është në prag të kolapsit të plotë dhe për këtë, ai theksoi se “qeveria e Dimitar Kovaçevskit dhe LSDM-ja është drejtpërdrejt fajtore dhe përgjegjëse, sepse në vend që të ofrojnë politika të mira ekonomike që do shpëtoni shtetin dhe qytetarët e tij nga varfëria, ofrojnë masa joreale dhe të vonuara”.
Kryetari Mickoski e falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se VMRO-DPMNE si kryesuesi i ri i qeverisë së re do të vazhdojë me bashkëpunimin intensiv dhe përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.