Sot, kur qëndroj para jush, nuk flas vetëm si kryetar i Qeverisë. Flas si një njeri që beson se një komb përbëhet pikërisht nga kjo – lidhja mes njerëzve që e ndjejnë atë si të vetin, pa marrë parasysh se ku jetojnë. Edhe kur jemi afër, edhe kur jemi larg, qoftë në atdhe apo jashtë tij – ndjenja, identiteti dhe përkatësia mbeten të njëjta.
Vendin juaj në këtë histori është I veçantë. Jo vetëm sepse gjeografikisht jemi në shtete të ndryshme, por sepse me gjithçka tjetër jeni thellë në zemrën e atdheut tonë. Ju jeni sinonim për qëndrueshmëri, për besnikëri të heshtur, për dinjitet dhe modestinënë të njejtën kohë. Edhe kur askush nuk ju pyeste, edhe kur nuk ju përmendnin, ju mbetët ajo që jeni. Dhe mbetët besnikë ndaj shtetit në të cilin jetoni.
Në dekadat e fundit, shumë gjëra kanë ndryshuar. Politika, qeveri, kufij. Por ju mbetët konsekuent. Këtu, gjuha maqedonase nuk është diçka që ruhet nga zakoni – por është diçka që përcillet me dashuri. Këtu, kënga, zakonet dhe kujtimet janë pjesë e përditshmërisë së gjallë. Pikërisht për këtë arsye, ekziston një ndjenjë respekti të thellë kur një njeri vjen këtu. Jo nga formaliteti, por nga bindja.
Më vjen keq që propagandat që i kanë ndjekur Maqedonasit përgjatë historisë nuk ju kanë anashkaluar. I keni parë, i keni ndier, i keni përjetuar – përmes zëvendësimeve, përmes presioneve, përmes përpjekjeve të heshtura por të qëndrueshme për ta lëkundur atë që është e juaja. Por jam edhe më krenar që nuk u dorëzuat. Nuk e pranuat harresën e rehatshme. Nuk u turpëruat nga vetja. Nuk lejuat askënd t’ua përcaktojë identitetin në vend tuajin. Dhe për këtë, vëllezër dhe motra maqedonas – ju përulem.
Thuhet se një shtet e tregon pjekurinë e tij përmes mënyrës se si sillet me ata që nuk janë në qendër të tij. Ne sot duam të tregojmë se kemi mësuar nga e kaluara. Se duam të vendosim një marrëdhënie të re me ju – jo deklarative, jo simbolike, por të vërtetë. Me mbështetje që do të jetë e dukshme, me bashkëpunim që do të ndihet, dhe me vëmendje që nuk do të shuhet menjëherë pas këtij takimi.
Jam i vetëdijshëm se jeta e përditshme këtu sjell sfidat e veta. Por gjithashtu jam i bindur se ka të ardhme për Pustecin dhe për maqedonasit në Shqipëri. Ka të ardhme për çdo fëmijë që mëson në gjuhën amtare, për çdo familje që dëshiron të qëndrojë këtu, për çdo të ri që beson se ia vlen të qëndrosh në vendin tënd.
Prandaj, si Qeveri e Maqedonisë, kemi përgjegjësi të jemi mbështetje, mbështetja juaj. Në arsim, në kulturë, në zhvillimin ekonomik, në të gjitha format e bashkëpunimit ndërkufitar. Jo si mëshirë, por si detyrim. Jo sepse dikush na shtyn, por sepse besojmë se kjo është rruga e drejtë.
Në këtë etapë të re, duam t’ju shohim si vëllezërit dhe motrat tona të një gjaku, prejardhjeje, të një identiteti dhe të një gjuhe. Ta dëgjojmë zërin tuaj, të punojmë së bashku, të jemiprezent. Dhe secili që jeton këtu – ta dijë se nuk është i vetëm.
Dua të rinjtë në Pustec të rriten me ndjenjën e përkatësisë që nuk bazohet në frikë, por në vetëbesim. Dua që çdo prind këtu të dijë se i’a vlen që fëmijën e vet e mëson në gjuhën amtare. Dua të krijojmë kushte për një jetë më të mirë këtu, jo me fjalë boshe, por me rezultate të dukshme.
Ky nuk është takimi i fundit. Ky është një fillim i ri dhe i pari nga të shumtët. Sepse puna jonë sapo ka filluar. Ne nuk jemi këtu vetëm për një fjalim. Ne jemi këtu për një lidhje që do të ndërtohet çdo ditë – me projekte, me programe, me politika që do t’i ndjeni, ashtu siç u ndje qendrueshmëria juaj tek ne.
Prandaj, le të dëgjohet qartë: Ky nuk është kufi – kjo është lidhje. Kjo nuk është largësi – kjo është afërsi. Kjo nuk është një fusnotë në ndonjë raport – ky është një kapitull në tregimin tonë kombëtar.
Pusteci është dëshmi se përkatësia nuk fshihet. Se rrënja mbetet, edhe kur mbi të fryjnë erëra të fuqishme. Dhe se ekzistojnë njerëz që nuk presin mirënjohje – por vetëm mundësi për të vazhduar aty ku të tjerët do të dorëzoheshin.
Ju faleminderit që e mbani atë heshtje të mbushur me forcë. Ju faleminderit që qëndruat vetvetja. Dhe ju premtoj – ky shtet do të dijë t’ju kthejë me respekt, me punë dhe me mbështetje të vazhdueshme.
Rrofshin të gjithë ata që me dinjitet e ruajnë identitetin e tyre.
Rroftë uniteti që nuk njeh kufij, por vetëm vlera të vërteta.
Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të përpjekjeve për të na mohuar, për të na paraqitur si modern, për të na fshirë, për të kontestuar gjithçka që është maqedonase. Por ajo që sot e shoh para meje në Pustec, dhe ajo që e ndiej, për mua paraqet një frymëzim të madh për të vazhduar, për t’i përkrahur maqedonasit kudo në botë dhe për të treguar se ne jemi maqedonas me identitet të veçantë, shumëshekullor, që flasin gjuhën e tyre amtare – maqedonishten – të ndryshme nga të gjitha gjuhët e tjera të Ballkanit.
Ne jemi Maqedonas krenarë, kemi qenë dhe do të mbetemi maqedonas. Mesazhi im i fundit sot është: e di që ju jeni qytetarë lojal dhe të ndershëm të Republikës së Shqipërisë, por dua ta dini se tek unë, si kryetar i Qeverisë maqedonase, keni një vëlla, një mik, i cili derisa është gjallë dhe e ka këtë nder të jetë kryetar I Qeverisë maqedonase, do të jetë këtu për ju dhe i gatshëm t’ju ndihmojë për gjithçka që mendoni se Qeveria maqedonase mund t’ju ndihmojë.
Maqedonia, pas shumë vitesh stagnim, pas shtatë viteve të poshtërimit kombëtar dhe plaçkitjes nga politikanë që, për fatin tonë, tani janë e kaluar, në këto 13-14 muaj po përjeton një rilindje si ekonomike ashtu edhe kombëtare. Dhe nuk ndalemi këtu – do të luftojmë për secilin prej jush, për të treguar se ne nuk jemi as serbë, as bullgarë, as grekë – ne jemi maqedonas.