Në këto zgjedhje vendos populli dhe askush tjetër. Maqedonisë i duhet një koalicion për punë dhe të ardhme, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin e mbrëmshëm në Resnjë.
Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Mickoski, Maqedonia është e lodhur nga aleancat që janë në kurriz të popullit që vuan.
“Në këto zgjedhje vendos populli dhe askush tjetër, Maqedonia është e lodhur nga të njëjtët politikanë që kërcënojnë të ardhmen e saj, është e lodhur nga aleancat në kurriz të popullit që vuan, është e lodhur nga intrigat e Venkos, Aliut dhe Dimçes. Është një koalicion për para. Maqedonisë i duhet një koalicion për punë dhe të ardhme dhe kjo është e qartë, është e qartë si dita. Në këto zgjedhje, nga njëra anë është koalicioni i LSDM-së, BDI-së dhe Të Majtës, koalicioni i Venkos, Aliut dhe Dimçes, një koalicion për para dhe nga ana tjetër është koalicioni fitimtar i VMRO-DPMNE-së, një koalicion i punës, prosperitetit, së ardhmes”, theksoi Mickoski.
Në tubimin në Resnjë, kryeministri kujtoi, madje atë që është realizuar dhe premtuar në 15 muajt e fundit, nga të cilat, siç tha ai, kanë përfituar punonjësit e arsimit, studentët, punonjësit shëndetësor, fermerët, investime prej 500 milionë euro për komunat e vendit, pagat e paguara dhe ndihma të tjera.