Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në fillimin e ndërtimit të një pjese të rrugëve “Nikolla Karev” dhe një pjesë të rrugës magjistrale të qytetit “Novoplanirana 1” në komunën e Koçanit ku do të japë deklaratë për mediat.
Sektori për Marrëdhënie me Opinionin i Qeverisë njoftoi se pastaj kryeministri do të kryejë inspektim në aktivitetet ndërtimore në urën mbi lumin e Koçanit për lidhje të rrugës “Lazar Andonov” me rrugën “Vera Kotorska”, si dhe inspektim në aktivitetet ndërtimore gjatë ndërtimit të një pjese të tubacionit shtytës nga nyja deri te baseni i derdhjes së stacionit të pompimit në kuadër të sistemit të ujësjellësit.


