Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se me Lëvizjen ZNAM janë në bisedime për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale për Komunën Qendër dhe për Kumanovën, përcjell TV21. Mickoski tha se me VLEN-in ka marrëveshje parimore për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet lokale.
“Në lidhje me ZNAM, negociojmë, bisedojmë. Për momentin për dy komuna, Kumanovën dhe Komunën Qendër, të kemi kandidat të përbashkët. Bisedimet po zhvillohen në drejtim konstruktive dhe të mirë, drejtim pozitiv, por më tepër informacione do të kemi pas 15 gushtit. Në lidhje me partitë politike, pjesë e koalicionit VLEN, gjithashtu kemi marrëveshje parimore, se do të mbështetemi në ato komuna ku ne do të kemi kandidat, ata nuk do të kenë dhe atje ku ata do të kenë kandidatë dhe ne nuk do të kemi. Ja të themi, do të ketë komuna ku do të kemi kandidatë të dy grupe politike. Aty normalisht secili do të udhëhiqet sipas strategjisë dhe interesit të vetë”, tha Mickoski.