Ne luajmë shumë qetë, analizojmë, masim para se të presim dhe nuk bëjmë estradë nga asgjë. Thjesht i lëvizim gjërat përpara, kjo është strategjia jonë. Domethënë, nuk duam tepër estradë, zhurmë, por thjesht e gjithë kjo të jetë e matur, dhe të mos ndodhë ndonjë histeri me të cilën ne do të bëhemi të mërzitshëm te qytetarët dhe të ekzagjeruar, kjo nuk është dëshira jonë. Kjo nuk është mirë. Prandaj përpiqemi që në këtë mënyrë t’i udhëheqim politikat”, thotë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Në paraqitjen e djeshme si i ftuar në emisionin “Fli nëse mundesh”, Mickoski tha se ky ekip i LSDM-së është i dënuar me dështim
Kryeministri Mickoski, duke komentuar ekipin e LSDM-së, tha se ky ekip i LSDM-së është i dënuar me dështim, duke theksuar se kot u janë edhe ata këshilltarë nga Serbia nën mentorimin e ish-këshilltarit të Zaevit, të cilët nga partia bënë proksi.
“Në pjesën e kundërshtarit tonë politik, ende legjitim, e që për momentin është LSDM, pra koalicioni që ajo e udhëheq. Më vjen keq që dikur LSDM-ja shtetformuese, sot shoh një grup njerëzish që e kanë privatizuar tërësisht me një retorikë, me një mesazh strategjik që absolutisht nuk i përshtatet një partie të këtij tipi. Një parti që ka zgjedhur ta kuptojë politikën si parim në të cilin do të shpikin dhe pastaj do ta dërgojnë atë mesazh në publik: “shpërndaji pendët, ata sidoqoftë nuk mund t’i mbledhin të gjitha pendët, e një pjesë e njerëzve do të na besojnë në ato gënjeshtra” etj. Por kjo është në afat të shkurtër. Në afat të mesëm dhe të gjatë, ata janë të dënuar me dështim dhe ky ekip nga Serbia që ka ardhur këtu nën mentorimin e një ish-këshilltari në kabinetin e ish-kryetarit të LSDM-së dhe kryeministrit dhe njerëzit që ai i solli, nuk janë njerëz që sjellin diçka revolucionare. Nuk janë njerëz që sjellin diçka që mund ta rikthejë LSDM-në në ato pozita në të cilat ndoshta dikur ishte e njohur në të kaluarën”, theksoi Mickoski.
Sipas tij, dikush nga LSDM-ja me siguri të paktën është kshient për atë po ndodh në parti.
“Unë nuk e di nëse LSDM-ja është e vetëdijshme në gjithë këtë situatë se po luan rolin e një proksi, por mendoj se dikush atje të paktën pak është i vetëdijshëm për atë që po ndodh dhe mendoj se do të mbizotërojë njëfarë arsyeje. Por kjo është punë e tyre”, theksoi Mickoski.


