Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se së shpejti në seancë qeveritare pritet të kalojë Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Mickoski tha se më pas i njëjti do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, filtër i fundit para se të hyjë në procedurë parlamentare.
“Gati është ligji për Përfaqësim të Drejtë, pritet në seancat e radhës të qeverisë të kalojë, të informohet publiku, pastaj do ta çojmë në komisionin e Venecias për mendim, normalisht do të presim mendim nga Komisioni i Venecias, dhe të shohim, nëse kemi bërë diçka mirë, menjëherë e e lëshojmë në procedurë parlamentare. Shumë kemi pasur kujdes, shumë jemi konsultuar me ekspertë kushtetues, sepse ka parti politike që kur nuk merren me nekrofili, merren me nacionalizëm. Nuk na duhet ndasi tani, kur po përpiqemi që ta bashkojmë shoqërinë. Është kategori kushtetuese dhe duhet të respektohet, njëjtë siç është kategori kushtetuese se gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe shkrimi qirilik, kurse bashkësitë që janë më tepër se 20%, në këtë rast shqiptarët, në nivel qendror mund ta përdorin gjuhën shqipe si gjuhë të tyre, si gjuhë zyrtare”, tha Mickoski.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit
- Bajram Rexhepi: Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet
- Behar Emini nga VLEN do të kandidojë për kryetar të Butelit
- KSHZ: Përfundoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash dhe kandidatëve për këshill komunal
- Pësoi infarkt në Voskopojë dhe u transportua me urgjencë në Tiranë, Spitali Amerikan: Ambasadori i Ukrainës iu nënshtrua ndërhyrjes kardiologjike! Operacioni shkoi me sukses
- Fidan merr pjesë në takimin e diplomatëve të lartë arabo-islamikë në Katar
- VLEN: Deponitë janë trashëgimi nga koha e BDI-së
- Mbyllet afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar dhe këshilltar komunal