29 Janar 2019 / 15:31
VMRO DPMNE-ja insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me presidencialet. Kryetari i partisë opozitare Hristijan Mickoski në një debat me redaktorët e pesë televizioneve kombëtare në vend akuzoi pushtetin se përgatitet për të manipuluar zgjedhjet presidenciale. Për këtë arsye Mickoski kërkoi formimin e Qeverisë teknike, me ministër të brendshëm dhe disa zv.ministra të cilët do t’i takonin VMRO DPMNE-së. Mickoski tha miratimi i ligjit për gjuhët, është manipulim me ndjenjat e qytetarëve shqiptarë në prag të zgjedhjeve presidenciale.
Mbes në qëndrimin se nuk kam kundër që bashkësitë etnike në Maqedoni të shfrytëzojnë të drejtën të artikulojnë dhe flasin në gjuhën amtare që është i ndryshëm nga maqedonishtja. Ajo duhet të bëhet në mënyrë ligjore dhe kushtetuese, jo sikur është bërë tash. Qëllimi nuk ishte i sinqertë, qëllimi ishte të manipulohet me votat e shqiptarëve para zgjedhjeve presidenciale dhe më pas u krijua beteja brenda partnerëve të koalicionit kur nuk dihej se kush ishte më meritor për atë që ndodhi, BDI apo LSDM. Një gjë është që ju ti fitoni votat, të jeni parimor me shqiptarët, me atë që do të bëni ndonjë reformë, do të rinovoni spitale, rinovoni shkolla, bulevard të ri, do të lironi komunikacionin në Tetovë, do të bëni kanalizimin në Haraçinë, do të siguroni investim të ri në Likovë. Por tjetër gjë është kur ju i i keqpërdorni ndjenjat me veprime të ulëta nëpërmjet propozimeve nacional-romantike. Këtë nuk mund ta pranoj. Partneri ynë pa dallim kush do të jetë, do të jetë partner i programit dhe platformës që do t’i zgjidh problemet elementare të qytetarëve, tek ne votuesit nuk janë matematikë, ne i duam qytetarët pa dallim përkatësisë etnike- deklaroi Kristian Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.
Pyetja: Si do ta zgjidhnit ju çështjen e gjuhës. Cili është propozimi juaj
Ne ofruam zgjidhje, ne kishim bisedime me z.Ahmetin dhe liderët tjerë, ofruam zgjidhje që të ulemi të merremi vesh dhe bashkë ta votojmë, nuk jemi ne kundër të drejtave të bashkësive etnike që të bisedojnë gjuhën e tyre që është ndryshe nga maqedonishtja” ojmë diçka, VMRO DPMNE-ja duhet të udhëheqë me Institucionet, nga opozita nuk mundet- u përgjigj Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.
Alsat
Loading…


