Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri, sepse kjo parti shton ai, edhe shumë gjatë do të mbeten në opozitë.
“Një person më tha, po e përgatisni BDI-në që të ju bëhet partner në Qeveri. Përgjigjja ime direkte është, BDI edhe një kohë të gjatë do të jetë në opozitë, sepse deri tan i nuk e ka marrë asnjë mësim. Nuk i çuam në opozitë që të kthehen në pushtet pa marrë asnjë leksion. Ata atje e kanë vendin me partnerin e tyre të koalicionit në krim dhe sulme ndaj Maqedonisë, LSDM. Unë do të jem shumë i qartë dhe preciz, këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri”, ka deklaruar Mickoski.
Data 11.02.2026
Aktuale
- Haxhiu si kryetare e Kuvendit: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë
- Ja kush votoi kundër dhe kush abstenoi për Albulena Haxhiun
- “Vlon” në BFI, jep dorëheqje imami Bedri Lika
- Bozhinovska–Varnes: SHBA me mbështetje të fuqishme për reformat dhe zhvillimin e sektorit energjetik
- Elita Zylbeari Masha bëhet Doktore e Shkencave të Mjekësisë, shqiptarja e parë që doktoron në fushën e Dermatovenerologjisë dhe Imunologjisë
- Mexhiti e quajti “ministër i kanabisit”, reagon Taravari: Do të ngre padi!
- Fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
- Rrezikoi jetën pas mbytjes në shatërvan, 2-vjeçarja shqiptare fiton betejën dhe del nga rreziku për jetën


