Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se qeveria është stabile dhe nuk mendojnë për zgjerimin e saj me deputetë të ri.
“Koalicioni qeveritar ka një shumicë historikisht të qëndrueshme, dy të tretat, dhe në këtë moment nuk ka një mendim të tillë”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet për mundësinë që krahu i Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët të hyjë në qeveri.
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, është larguar nga koalicioni “Aleanca Kombëtare për Integrim”. Vendimi u mor në një mbledhje të kryesisë. Nga atje njoftuan se katër deputetët do të veprojnë si grup i pavarur në opozitë.


