Kryeministri Hristijan Mickoski tha se edhe zyrtarisht e ka pranuar propozimin që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë.
Mickoski tha se me Aliun njihet dhe se pret bashkëpunim të mirë në qeveri.
“Po, unë edhe zyrtarisht e kam pranuar atë propozim. Ditëve në vijim do ta dorëzojë te deputetët në Kuvend. Me z.Aliun njihemi, kështu që besoj që mirë do të bashkëpunojmë në suaza të Qeverisë”, tha Mickoski.
Aliu do ta zë vendin e Arben Taravarit, i cili vendosi të largohet nga Qeveria.