Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke u përgjigjur në pyetjejen gazetareske lidhur me dyshimet se zjarret janë të qëllimshme dhe akuzat nga opozita për mosreagim të duhur në menaxhimin me to, deklaroi:
“Jo vetëm që dyshojmë, por kemi edhe dëshmi. Kemi edhe persona të arrestuar që kanë qenë të përfshirë në këto veprime, veçanërisht në territorin e Shkupit, në Qytetin e Shkupit. Sepse zjarri, të themi, i fundit që ndodhi mbrëmë pranë Liqenit të Smillkovës, ndodhi pas orës nëntë të mbrëmjes, dhe ajo që gjetëm atje, por dhe tre personat që më pas u ndaluan, tregojnë se ekziston dyshim i bazuar për një aksion të koordinuar dhe të planifikuar mirë, veçanërisht në Shkup.
Por, ajo që më bën të ndihem i kënaqur është se, për më pak se 24 orë dhe krahas kushteve jashtëzakonisht të vështira, temperatura mes 35 dhe 40 gradë, e shoqëruar me erë të fortë prej 80, ndërsa në disa momente edhe mbi 100 kilometra në orë, gjë që nënkupton përhapjen shumë të shpejtë të zjarrit, arritëm ta vëmë tërë situatën nën kontroll.
Sot, para orës 10, mora informacion se për momentin është aktiv vetëm zjarri në Dojran, në malin lart, që do të thotë se nuk ka rrezik për vendbanimet. Gjithçka tjetër është vënë nën kontroll. Do të shohim si do të zhvillohet situata gjatë ditës dhe përgjatë verës.
Ajo që mund të them është se mjetet speciale që janë modifikuar, gjatë ditës së djeshme, vepruam në terren me nëntë automjete Pinzgauer, një Hermelin dhe dy BTR dhe ata hodhën rreth 300 tonë ujë. Kjo është sikur helikopterët policorë dhe ushtarakë të kryenin 75 fluturime atë ditë, gjë që është e pamundur.
Pres që pas pranimit teknik, këto ditë të përfshihen të gjitha, kështu që konsideroj se kjo do të përmirësojë ndjeshëm mekanizimin e disponueshëm, do të thoja, edhe automjetet speciale, për të përballuar fatkeqësitë në periudhën që vjen. Ndërsa, më së pakti që ka kredibilitet për të folur për këtë çështje është”, theksoi Mickoski.