Këto ditë gjithë opinioni vëmendjen e ka te partia opozitare VMRO-DPMNE me shpresë se deputetët e saj do të tregojnë përgjegjësi në Kuvend dhe do të mbështesin ndryshimet kushtetuese.
Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski në një bisedë për Dojçe Wele sqaron se gjatë ditës së sotme do të komenton lidhur me refuzimin e kërkesës së tij nga ana e Kryeparlamentarit Xhaferi për të mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit.
“Keni durim, sot apo nesër do ta dëgjoni fjalimin e ndaluar dhe gjithçka që dëshiroj të ia kumtoj opinionit si porosi e imja. Unë e di se deri më tani në Kuvend iu është lejuar fjalim të shumë personave që nuk kanë qenë deputet. Gjatë periudhës së kaluar fjalim në Kuvend mbajti Mogherini dhe Stoltenberg”, thotë për DW, Mickoski.