Kryeministri Hristijan Mickoski, sot ka komentuar deklaratën e deputetit të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, se ata mund të dalin nga Qeveria, nëse miratohen ndryshimet në Ligjin për “Branitellat” pa u parashikuar edhe kompensimi për ish luftëtarët e UÇK-së.
Mickoski shkurt tha se “I dëshiroj fat”, ndërsa të njëjtën përgjigje e kishte edhe për pyetjen, lidhur me paralajmërimet e kreytarit të BDI-së, Ali Ahmeti se ata të revolutar për balancuesin do të dalin në protesta: “Edhe atij i dëshirojë shëndet dhe fat”, tha Mickoski.
Mickoski mes tjerash e ka përsëritu qëndrimin e tij se nuk funksionon me kërcënime dhe shantazhe.
“Nëse dikush kërcënon atëherë duhet atë ta realizoj, nëse nuk e bën, atëherë le përshtypje të keqe në opinion. Unë në kërcënime nuk përgjigje ashtu siç dikush mund të pret. Jam i befasuar që një profesor përdorë fjalor të tillë, por ky është vendimi i tij. Nuk e di kur do të vjen në rend dite në Kuvend, Ligji për ‘branitellat’ por kur do të vjen do ta ketë përkrahjen tonë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Data 12.07.2025
Aktuale
- Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh
- Zjarri në Vizbeg ndez skenën politike, akuza dhe kundërakuza
- “Lahesha me kanoçe”, Ervin Salianji ndan detajet nga jeta që kishte në qeli: Që në fillim njeriu nis e mësohet me situatën, qoftë ajo dhe e vështirë
- (VIDEO) Mickoski: Qëllimet e politikanëve bullgar si ato ruse ndaj Ukrainës
- UNESCO i jep edhe një shans Ohrit!
- Bexheti për mesazhin drejtuar ambasadorëve: Kur dështimi bëhet sistem, shpifja bëhet strategji!
- Ndërtime pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori i një subjekti privat! E pësojnë keq edhe zyrtarë të Bashkisë Korçë
- Mickoski pas akuzave të Arsovskës: Shteti ka institucione – le të veprojnë!