Jam i gatshëm për të biseduar për heqjen nga kushtetuta të 20% për përdorimin e gjuhës shqipe, por vetëm nëse bisedojmë dhe për fshirjen e parimit të Badenterit por edhe për balancuesin – ka deklaruar lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar kërkesën e partive shqiptare që me ndryshimet kushtetuese gjuha shqipe të jetë e barabartë me atë maqedonase. Mickoski ka deklaruar se politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të ndalen, të mos I nënçojmë dhe trajtojnë qytetarët shqiptarë si përqindje por si qytetarë të barabartë.
“Nëse mendoni për normën 20%, shumë herë kam thënë se jam I gatshëm të ulem për të biseduar me secilin. Por, kjo është ajo Marrëveshja për Maqedoninë, ku duhet të bisedojmë edhe për “Badenterin” dhe “Balancuesin” dhe në Maqedoni të kemi sistem korrekt ku njerëzit nuk do të përparojnë për shkak se janë pjesë të shifrave ose kuotave, por për shkak se vlejnë” – deklaroi Hristijan Mickoski.
Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklauar se nuk do të mbështesin hapjen dhe intervenimet në Kushtetutë derisa BE-ja nuk jep garanca se vendi do të bëhet anëtare e unionit dhe nuk do të ketë veto tjetër nga Bullgaria.


