Kryetari i VMRO-DPMNE-së prof. dr. Hristian Mickoski, sot realizoi video bisedë me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçell Gallovej.
Në bisedë u bisedua për krizën shëndetësore dhe ekonomike, si dhe situatën politike në shtet.
Mickoski theksoi se Republika e Maqedonisë përballet me gjendje të vështirë shëndetësore, si dhe krizë ekonomike që e vendos vendin në gjendje të palakmueshme. është përgjysmuar dhe pret mbështetje të vërtetë nga Qeveria, të cilën aktualisht nuk po e merr.
Zoran Zaev, në vend që të luftojë për humbje më të vogël në zgjedhje, duhet të luftojë së bashku për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, theksoi kryetari Mickoski. Zaev do t’i humbasë zgjedhjet, por në vend të parë duhet të jetë shëndeti i qytetarëve.
Kryetari Mickoski theksoi se është për zhvillimin e partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe dhe promovimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.