-Në këto rrethana, nuk ka ndryshim të Kushtetutës, kjo është temë që polarizon dhe nuk bashkon, tha sot kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili tha se ende nuk ka marrë ftesë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski për takim të liderëve, përcjell TV21. Mickoski tha se pret që në takim të flitet për krizën energjetike dhe ekonomike, e jo për ndryshimet kushtetuese.
“Ende nuk kemi marrë ftesë. Nuk e dimë formatin e takimit të liderëve. Nuk e dimë përmbajtjen dhe temat për të cilat do të flitej, por këshilla ime deri tek Qeveria dhe Kovaçevski është që nëse ndodh ky takim, të flitet për që është problem real për qytetarët. Jeta e rëndë, gjendja ekonomike e qytetarëve”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv