VMRO-DPMNE-ja iu përgjigj akuzave se vetëqeverisja lokale ka tre herë më shumë besim te populli sesa pushteti, ndërsa kreu opozitar Hristijan Mickoski me ironi i ofron ndihmë LSDM-së, duke aluduar se sa më pak të jenë në pushtet, aq më pak krim do të bëjnë duke shtuar se në këtë mënyrë edhe përgjegjësia që do të duhet të mbajnë do të jetë më e vogël.
“Sigurisht që janë të mundur. Unë i kuptoj ata, ata duan ta zgjasin procesin. Unë i kuptoj, çdo ditë për ta do të thotë një tender plus i dakorduar në katër sy, por edhe ata duhet të jenë të vetëdijshëm se për këtë do të ketë përgjegjësi së shpejti. Ne duam t’i ndihmojmë edhe ata. Sa më pak krime të bëjnë, aq më pak përgjegjësi do të ketë, ne jemi gati të flasim sot”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.



