Kryeministri Hristijan Mickoski, mbrëmë në TV Sitel deklaroi se do të hapen të gjitha rastet e mëparshme, duke përfshirë rastin për zjarrin në Spitalin modular në Tetovë dhe aksidentin në Llaskarcë dhe shtoi se do të shkohet deri në fund dhe do të ketë përgjigje për atë që saktësisht ka ndodhur.
“Të gjitha këto raste që përmendët, do t’i ndjek nga afër. E di në cilën fazë janë dhe pres që Prokuroria ta zgjerojë hetimin shumë qartë dhe të identifikojë jo vetëm shoferin e autobusit apo drejtuesin e subjektit juridik, por të shohim edhe në cilin qendër testimi është është thënë se ai mjet ishte teknikisht i sigurt, kush e ka lejuar atë qendër të funksionojë ashtu siç ka funksionuar”.
“Pse në spitalin modular është ndryshuar ministria nga njëra në tjetrën gjatë procesit të prokurimit publik? Pse paska fajin kablloja? Kush e ka bërë projektin dhe a mungojnë ndoshta elemente, atje ku mendoj se mungojnë? Për të gjitha këto do të ketë përgjigje, do të ketë epilog.
Nuk do të lëmë asgjë pas dore. Ju thashë, kemi nisur dhe nuk do të ndalemi. Tani do të shkojmë deri në fund. Ose ata, ose ne. Në jetë ka vetëm dy mundësi, o ai, o ti. Nuk mund të mbijetojnë të dy. Ose do të mbijetojmë ne – Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët. Nuk ka më vend për të dy palët”, tha Mickoski.