Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë do të bëjë partia pas iniciativës së dështuar për mbajtjen e referendumit kundër Marrëveshjes për Bullgarinë, tha se VMRO-DPMNE do të vazhdojë me rrëzimin e kësaj qeverie deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. .
Në lidhje me atë nëse partia opozitare do ta mbështesë nismën e të majtës, ai tha se “mund të luajmë lojën e dorëzimit të iniciativave deri në pafundësi”, por se është krijuar një precedent me iniciativën e VMRO-DPMNE-së, për të cilën kryetari i Kuvendit do të përgjigje një ditë.
– Por, shikoni, ne kemi paraqitur një iniciativë që është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Një njeri në Parlament e vendos veten mbi të gjitha ligjet dhe mbi Kushtetutën dhe krijon një precedent. Ai precedent shumë shpejt do të bëhet praktikë dhe që të mos bëhet praktikë duhet të mbajë përgjegjësi ai që e ka krijuar atë precedent. Dhe ai një ditë do të përgjigjet, sepse nuk do të jetë përgjithmonë në atë vend, partia e tij nuk do të emërojë gjyqtarë dhe prokurorë, ai shumë shpejt do të jetë në opozitë dhe ai njeri do të përgjigjet për veprimet e tij, tha Mickoski.