Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare sot deklaroi se mbetet në qëndrimin e tij se integriteti territorial i Ukrainës duket të respektohet. Mickoski theksoi se mosmarrëveshjet e ndryshme duhet të zgjidhen përmes rrugëve diplomatike.
“Qëndrimin tim e shpreha qartë dhe personalisht njëzet ditë më parë në një takim me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni: “Integriteti territorial i Ukrainës, si dhe i çdo vendi sovran është konstant dhe duhet respektuar, ndërsa të gjitha qëndrimet e ndryshme në lidhje me gjendjen aktuale duhet të zgjidhen në rrugë diplomatike”. Më vjen keq që nuk mund të bëj më shumë, ndërsa do të jepja gjithçka që të mund të parandaloj vuajtjet e civilëve dhe viktimave të pafajshme njerëzore”, theksoi mes tjerash Mickoski.