Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Sportit Borko Ristovski, sot në mesditë do të marrin pjesë në lëshimin në përdorim të sallës së rikonstruktuar sportive “25 Maji” në Radovish.
Siç njoftuan nga Ministria e Sportit, rikonstruksioni i plotë i brendshëm i sallës sportive në Radovish, e cila ka përfunduar para afatit të paraparë, është një nga investimet kapitale të Ministrisë së Sportit në infrastrukturën sportive.
Me projektin, i cili është realizuar në më pak se dy muaj, janë rinovuar plotësisht dyshemeja dhe tribunat në sallë. Vlera e investimit është 20 milionë denarë, theksojnë nga pres shërbimi i qeverisë.