Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se i është kërkuar Komisionit Rregullator për Energjetikë të ulë çmimet e derivateve të naftës.
MARKETING
Sipas tij, pritet që çmimi i benzinave (Eurosuper-95 dhe Eurosuper-98) të ulet për 1,5 denarë për litër, ndërsa ai i dizelit për 2,5 denarë për litër. Këto konsiderohen si çmime minimale, pasi mbi to do të shtohet edhe ulja shtesë që ofron OKTA — 2 denarë për benzinat dhe 3 denarë për dizelin.
Nëse vendimi miratohet në seancën e ardhshme të Komisionit, çmimet maksimale do të jenë:
- Eurosuper-95: 82 denarë për litër (pa përfshirë zbritjen e OKTA-s)
- Eurosuper-98: 84 denarë për litër (pa përfshirë zbritjen e OKTA-s)
- Dizel: 95,5 denarë për litër (pa përfshirë zbritjen e OKTA-s)
Mickoski theksoi se me përfshirjen e zbritjeve shtesë, qytetarët pritet të përfitojnë çmime edhe më të ulëta të karburanteve.


