Me implementimin e plotë të Sistemit Informativ për Menaxhim me Resurset Njerëzore, bëjmë ndryshim. Nga kaosi drejt sistemit. Nga anshmëria drejt evidentimit digjital. Nga improvizimi drejt strategjisë.
“Këtë reformë e sjellim në një kohë kur qytetarët e kanë humbur durimin prej kohësh. Dhe me të drejtë. Sepse për një periudhë të gjatë kishte një logjikë – administrata si pronë partiake, institucionet si pronë private. Ne po ndërtojmë sistem. Ndërsa Sistemi Informativ për Menaxhim me Resurset Njerëzore është një hap i rëndësishëm”, tha kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në ngjarjen e sotme.
Mickoski theksoi se me Sistemin Informativ për Menaxhim me Resurset Njerëzore, për herë të parë në shtet do të ketë një pasqyrë të plotë dhe transparente për atë se kush është i punësuar ku dhe me çfarë page.
“Përmes këtij sistemi, për herë të parë shteti ka një pasqyrë të plotë dhe transparente për atë se kush ku është i punësuar, mbi cilën bazë, me cilat kualifikime, çfarë page merr dhe nëse ajo pagë është e merituar. Nuk do të ketë më kumbarë, miq apo këshilltarë me meritë të dyshimtë. Tani ka të dhëna, performanca dhe përgjegjësi. Pushteti i mëparshëm nuk la sistem. Na la rrjet. Rrjet ndikimesh, shantazhesh, funksione të dakorduara dhe emërime përmes lidhjeve. Punësimet fshiheshin nga opinioni. Dokumentet manipoloheshin. Njerëz pa asnjë ditë përvojë drejtonin sektorë. Atë model po e shembim nga themelet. Dhe në vend të tij ndërtojmë një sistem të ri – të drejtë, transparent dhe të kontrolluar.
Sistemi Informativ për Menaxhim me Resurset Njerëzore është një mjet, por reforma është politika që ne e përfaqësojmë. Dhe ne këtë politikë e udhëheqim me një qëndrim të qartë – administrata nuk guxon të jetë arkë partiake, por shërbim shtetëror”, deklaroi ai.
Kryeministri Mickoski theksoi se vizioni i Qeverisë është i qartë, siç tha ai, të krijojmë një administratë profesionale, stabile dhe të qëndrueshme. Të mundësojmë karrierë, jo servilizëm.
“Vizioni ynë është i qartë – të krijojmë një administratë profesionale, stabile dhe të qëndrueshme. Të sigurojmë karrierë, e jo bindje. Të ndërtojmë njerëz, e jo lojalitete.
Ne jemi qeveri që insiston për një shërbim të garantuar – institucioni duhet t’i përgjigjet qytetarit në afat. Qeveri që hapi procesin e identifikimit të parregullsive në administratë. Që vendosi mekanizëm kontrolli për avancimin sipas performancës. Dhe që, më e rëndësishmja, e rikthen besimin në institucione.
Prandaj sot, përmes SIMRNJ-së, tregojmë se çfarë do të thotë sundimi përmes sistemit, dhe jo përmes ndikimit.
Ndërsa disa krijonin vende pune për të vetët, ne investojmë në sisteme digjitale, në trajnim, në kuadro cilësore. Ne hapim dyert për çdo profesionist të ri që dëshiron të punojë për shtetin. Dhe ky është ndryshim thelbësor. Ky është dallimi mes nesh dhe tyre. Ne ndërtojmë, ata fshehnin. Ne digjitalizojmë, ata anulonin konkurset. Ne reformojmë, ata e keqpërdornin administratën”, shpjegoi Mickoski.
“Do ta përfundoj me një mesazh që moti është dashur të bëhet realitet – administrata publike nuk i takon asnjë partie. Ajo i takon popullit. Këto reforma e ndërtojnë sistemin që e konfirmon këtë. Dhe ky është vetëm fillimi. Do të vazhdojmë me reforma. Do të fusim procese të automatizuara. Do të ndërtojmë një sistem tërësisht digjital për menaxhimin e institucioneve. Një shtet modern nuk mund të ekzistojë me administratë të vjetruar.
Qytetarët presin shërbim të shpejtë, përgjegjësi dhe efikasitet – jo labirinte burokratike dhe pritje me muaj të tërë. Administrata është fytyra e shtetit. Nëse ajo fytyrë është joefikase, e mbyllur, arrogante ose kaotike – atëherë bie edhe besimi në shtet. Në shekullin 21, çelësi për besim dhe stabilitet është një administratë digjitale, transparente dhe llogaridhënëse. Pa të, çdo reformë është e destinuar për sukses të gjysmuar”, ishte decid Mickoski dhe shtoi:
“Nëse duam një Maqedoni evropiane, duhet të kemi administratë evropiane. Jo vetëm me emra, por me standarde. Jo vetëm me formë, por me përmbajtje.”