Vlerësoj se ajo që e pamë sot është me të vërtetë mbresëlënëse. Por kjo është vetëm një pjesë e asaj të cilën Dime, si kryetar komune, së bashku me administratën, këshilltarët, deputetët nga Jegunovci, por edhe nga rajoni i Pollogut, po bëjnë për Komunën e Jegunovcit.
Në periudhën që vijon, siç tha edhe kryetari i komunës, do të kemi edhe projekte shtesë që do të financohen nga buxheti i shtetit, por njëkohësisht edhe nga buxheti i komunës.
Pres që ky “bum” ndërtimor të vazhdojë, me ç’rast do të përmirësohen kushtet e jetesës, do të rritet niveli dhe standardi i qytetarëve. Jam i bindur se vetëm me punë të përkushtuar, të ndershme dhe të palodhur arrihen rezultate.
Gjithçka tjetër është politikë e ulët. Ne nuk jemi këtu për të bërë politikë të ulët, ne jemi këtu për të punuar për interesin e qytetarëve.
Edhe njëherë urime për Dimen si kryetar komune dhe pres që në mandatin e ardhshëm katërvjeçar të realizohen edhe shumë të tjera, qindra projekte.”