Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot para gazetarëve tha se procedura për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski për momentin është pezulluar.
“Për shkak të ndjeshmërisë së opinionit nga rasti i Koçanit dhe hetimeve që po kryhen është ndaluar procedura për shkarkimin e prokurorit Ljubomir Kocevski”, tha Mickoski.
I pyetur për akuzat e BDI-së se rasti i Koçanit po përdoret për përndjekje politike dhe jo hetime, Mickoski tha se BDI nuk po arrin të del nga matrica e skenës politike që e shikojmë që 20 vjet.
“BDI në vend që të ndihmojë dhe të kyçet në hetime, tenton që ta politizojnë ngjarjen në Koçan”, tha Mickoski.
I pyetur për zërat në opinion se Arben Taravari do të largohen nga VLEN dhe do ta lëshojë qeverinë, Mickoski tha se nuk ka informacione të tilla dhe se koalicioni qeveritar funksionon shumë mirë.
Në lidhje me kërkesën e opozitës për shpalljen e zgjedhjeve të përkohshme parlamentare, Mickoski u përgjigj se nuk është i sigurt se e tërë opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme por nëse donë jemi të gatshëm për to./Shenja