Kryeministri Mickoski shprehet i prerë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pavarësisht kërkesës së BDI-së për këtë. Mickoski në një intervistë në Alsat tha se nuk sheh arsye që bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të mbahen edhe ato parlamentare, shkruan Alsat.
“Jo jo nuk shoh arsye që të kemi zgjedhje të dyfishta. BDI-ja mund të kërkoj, por unë nuk shoh arsye pse ne të kemi zgjedhje të dyfishta. Qytetarët do të tregojnë në tetor se në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë, nëse dëshirojnë të jetojnë në shtet ku blihen qendra tregtare, ku blihen vetura të shtrenjta…Pres që koalicioni VLEN të këtë rezultat më të mirë në zgjedhjet e tetorit, të ketë një komunë më tepër se Fronti Evropian dhe Taravari. VLEN ka shumë më tepër potencial se koalicioni i ri mes Taravarit dhe BDI-së”, tha Mickoski. /Alsat.mk
Data 12.03.2026
Aktuale
- FOTO/ AKU bllokon 738 kg fileto pule të “KMY-së” dhe 328.7 kg djathë nga baxho “Bonum”
- Zejd Rexhepi reagon ndaj Gjykatës Kushtetuese: Përmendja e kalit si “mjet udhëtimi” është reflektim i mentalitetit mesjetar i këtij institucioni
- BDI: Dorëheqje e menjëhershme e Kostadinovskit!
- Kujdes me vozitjen! MPB për 10 ditë ka arrestuar 151 persona për drejtim të pakujdesshëm të makinës
- Hoxha-Gordeva: Thellimi i partneritetit me BERZH-in, për infrastrukturë moderne dhe investime të gjelbra
- Mexhiti: Edhe një projekt i përfunduar, edhe një premtim i mbajtur
- ARRSH mori në dorëzim rrugën e Zavalinës, eksperti Nazarko për “TakFak”: Abuzimi me tenderat, shkaku i çarjes së rrugës! Papërgjegjshmëri e madhe
- Logos-A sjell botimin e ri “Metodologjia islame e leximit të kohëve të vështira” të mendimtarit turk Mehmet Görmez


