Ne bashkë me aleatët tanë duhet të shohim interesin tonë, tha lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski për “Tv Sonce”, duke folur për konfliktin ruso-ukrainas.
Mickoski thotë se populli maqedonas është pro maqedonas, jo prorus siç e ndajnë politikanët në pushtet, duke theksuar se ai personalisht është i interesuar për interesat maqedonase dhe për shtetin e Maqedonisë.
“Unë i kuptoj qytetarët që në revoltë ndaj këtyre politikave nacionaliste që janë të revoltuar nga gjithçka ka ndodhur në vitet e kaluara, ndryshimi i emrit, ndryshimi i dhunshëm i pushtetit, uzurpimi i pushtetit, shumë krim dhe korrupsion, kryeministri i paligjshëm i instaluar, si shenjë e revoltës do të jetë gjithmonë e kundërta e asaj që reflektojnë në publik këta politikanë të paligjshëm dhe me ndikim.
Mickoski tha se i interesojnë interesat e popullit tim, popullit maqedonas dhe shtetit tim maqedonas.
“Më intereson se si 100 qytetarë të Maqedonisë të mbetur atje, gjysmat ende nuk mund t’i sjellin këtu”, thotë Mickoski.