Rezultate katastrofike në ekonomi, rënie e eksportit për 60 përqind, pakot për mbështetje duhet të vlejnë për muajin korrik dhe gusht. Kështu ka deklaruar numri një i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, në një prononcim të tij, duke nënvizuar se krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar, prilli i këtij viti paraqet rënie për gjashtëdhjetë përqind të eksportit. .
Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së
“Por treguesi i dytë që është gjithashtu shqetësues dhe që mund të ndodhë për herë të parë brenda disa viteve është rënia, rënia dramatike e eksporteve në katër muajt e parë të vitit, dhe pjesa më e madhe e tij ndjehet praktikisht në muajin e katërt ose prill. Domethënë rënia e eksportit në muajin prill është 60 përqind më pak se në muajin prill të vitit të kaluar”
Duke e përmendur publikimin e Entit Сhtetëror të Сtatiskikave me parametra që e determinojnë rritjen e Bruto prodhimit vendor në kuartalin e parë, Mickoski thotë se me këtë publikim demantohen përfaqësuesit e qeverisë të cilët thonin se ekonomia po lulëzon.
Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së
“E mbani mend kur Zaev, Spasovski, Carovska, Angellovska na bindnin se po lulëzojmë, se ekonomija praktikisht po arrin rezultate? Të dhënat e djeshme të Entit Shtetëror të Statistikave e demantojnë të gjithë këtë, edhe atë në mënyrë brutale. Domethënë rritja katastrofike e ulët e ekonomisë maqedonase në kuartalin e parë është pak më shumë se zero, ose 0,2%.
Ai kërkoi nga përfaqësuesit e Qeverisë, që siç tha ai, të tejkalojnë vetëveten dhe privitimizmin që i rrethon, të vazhdojnë masat për ndihma në sektorin real dhe ekonomik edhe për muajt korrik dhe gusht, pasi kjo sipas tij, i nevojitet sektorit real.



