Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë prezantimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë tha se me këtë ligj, hapet kapitull i ri i profesionalizmit në sektorin publik si në nivelin lokal ashtu edhe atë shtetëror.
“Ky ligj ka qëllim të qartë, administrate të jetë servis i vërtetë I të gjithë qytetarëve të bazuara në dituri, integritet profesional sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Për dallim nga koha, kur libreza partiake ishte më e vlefshme se diploma dhe profesionalizmi, ne vendosim standard të ri, njohuri, integritet dhe meritë”, tha Mickoski, raporton SHENJA.
Mickoski tha se ky ligj do të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias për shkak se dëshirojnë të jetë me standardet më të larta dhe me vlerat evropiane.
Data 08.03.2026
Aktuale
- Sot regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
- VIDEO/ Shkrumbohet gjatë natës makina në Korçë, dyshimet për ngjarjen
- Protesta para kryeministrisë, policia nis procedimin penal për Adriatik Lapajn! E akuzojnë për “pushtim toke” dhe “grumbullim të paligjshëm”
- Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
- Fëmijët nga Manastiri në Tiranë: Një mesazh i fortë për gjuhën shqipe dhe lidhjen kombëtare
- “Bechtel & Enka”: Qeveria nuk na ka borxh, largimet nga puna janë vendim dhe përgjegjësi e kompanisë
- VLEN bëhet një: Krerët e koalicionit takojnë Albin Kurtin në Prishtinë
- Nga nesër fillon evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes së Mesme


