24 Dhjetor 2018 / 15:46
VMRO-DPMNE-ja ka propozuar interpelancë për punën e ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski. Sipas opozitës kjo është bërë me qëllim që Spasovski të përgjigjet për vrasjet e pazbardhura dhe krimet të cilat sipas opozitës i ka fshehur policia. Të pyetur nëse në interpelancën e Spasovskit do të kërkohet llogari edhe për ikjen e Gruevskit, deputeti Nikolla Micevski theksoi këtë duhet ta thonë institucionet.
T’i mbrojmë qytetarët dhe ta parandalojmë përkeqësimin e gjendjes në MPB. Iniciojmë interpelancë për punën e ministrit Oliver Spasovski. Arratisje e Nikolla Gruevskit duhet të shqyrtohet nga institucionet të cilat për çdo çështje të rëndësishme që nuk është zgjidhur thonë se po analizohet dhe përgatiten raporte. Kur t’i marrim raportet do të flasim. Megjithatë fillimisht duhet të flasin institucionet përgjegjëse”- tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
ALSAT
Loading…


