Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, ndihmës sekretari për çështje evropiane i Stejt Departamentit në SHBA, Ues Miçell sot do të takohet me përfaqësues të qeverisë greke, njofton Almakos.
Sipas paralajmërimeve Ues në Athinë do të diskutojë për problemin e emrit me Maqedoninë, dhe bashkëpunimin bilateral për përforcim në fushat e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve./ Almakos