Kthimi i TVSH-së për firmat në shtatë muajt e parë të këtij viti është 12,7 miliardë denarë (206,4 milionë euro), që është për 24 për qind më shumë nga periudha e njëjtë vitin e kaluar. Kjo, siç thonë nga Ministria e Financave (MF), tregon se sivjet janë injektuar 2,5 miliardë denarë më shumë në ekonomi në krahasim me vitin e kaluar.
“Ky është injeksion i rëndësishëm i mjeteve të likuiduara në ekonomi, që mundëson punë të papenguar rrjedhimore të kompanive, por edhe e nxit aktivitetin e tyre investues”, rekomandojnë nga Ministria.
Më parë, shtojnë, kthimi i TVSH-së ka qenë problem i madh në ekonomi. Firmat prisnin me muaj nga shteti t’i marrin të hollat të cilat u takojnë me ligj. Ndërkohë duhej të merrnin kredi dhe të paguajnë interesa që të mund të punojnë dhe t’u paguajnë paga të punësuarve. Kjo gjithsesi e ndikonte edhe në vendimin e tyre që të investojnë më tej në biznes.
“Tani kthimi i TVSH-së ndaj firmave po bëhet në kohë dhe në mënyrë joselektive. Ky është impuls i rëndësishëm për mbështetje të aktiviteteve dhe investimeve të tyre të rregullta. Kjo reflektoi edhe përmes pagesës së përgjithshme të TVSH-së, e cila sivjet është më e mirë për 7,4 për qind në krahasim me vitin e kaluar në shtatë muajt e parë. Menaxhimi i përgjegjshëm është menaxhim i mirë me financat publike, që reflekton ndaj ekonomisë dhe performancave të saj”, thonë nga Ministria e Financave.
Data 07.06.2025
Aktuale
- Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit! Detajet e para
- Festa e Kurban Bajramit: OKH Merhamet dhe ShK “Vizioni M” shpërndajnë 5 mijë dhurata për fëmijë në gjithë territorin e RMV-së
- Krenaria e Kosovës: Ushtarakët shqiptarë arrijnë sukses të jashtëzakonshëm në SHBA
- Google prezanton revolucionin e kërkimit me AI: Një përvojë krejt e re
- Tifozat Kuq e Zi kanë një mesazh të rëndësishëm para ndeshjes
- Toshkovski: Ajo që po ndodh me procesin evropian është më shumë se sa ngecje, është një padrejtësi
- A kërkojnë demokratët largimin e kreut të PD-së pas humbjes në zgjedhje? Përgjigjet Paloka: Berisha është njeriu që e mori partinë nga humnera dhe e ngriti! Unë lodhesha duke e parë të…
- “Pa një qeveri teknike nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri”- Edi Paloka: Rikthimi i PD, marrja e simboleve dhe fitorja e Trump në SHBA na dhanë shpresë për 11 Majin!