Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
“Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë. Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Me këtë absolvohen të gjitha dilemat se kush e ka legjitimitetin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të 8 majit”, ka shkruar Mexhiti, transmeton SHENJA.
Data 18.10.2026
Aktuale
- Zbulohet SKANDALI i madh i Luana Vjollcën, nuk pagoi mbi 12 mijë euro borxhin dhe ndodhi E PAPRITURA, u përfshi edhe policia
- Dhunë e paprecedentë në Tiranë: 10 policë të plagosur nga sulmi me molotov
- Tensionet në protestë: Policët dhe protestuesit përplasen në selinë e PD-së
- Pas publikimit të mesazheve, Alba flet për herë të parë për lidhjen me Limin, tregon saktësisht se çka ndodhi jashtë kamerave
- Pas vrasjes tragjike në Pogragjë, ku ndodhet Ramiz Arifi?
- Tensioni rritet: Forcat RENEA në krye të protestave para Kryeministrisë
- Sulejmani i VLEN-it: Kandidati jonë nuk e kaloi raundin e parë të zgjedhjeve në Bërvenicë
- Protesta studentore në Tiranë: Flakët dhe tensionet para Ministrisë së Arsimit



