Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, ka dalë në terren për të inspektuar punimet në rrugën “Muhamed Ajdari” në Gazi Babë.
Ai bëri me dije se po realizohet rikonstruktimi total i rrugës, i cili do të lehtësojë qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë për banorët. Investimi bëhet nga programi qeveritar dhe kap vlerën prej rreth 3 milionë denarësh.
“Ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe do të rrisë sigurinë në këtë rrugë. Ai tregon bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror, duke realizuar projekte në interes të qytetarëve,” tha Mexhiti.