Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të Donald Trump ka shërbyer si këshilltar për politika ekonomike, tregti ndërkombëtare dhe energji, ndërsa më vonë ka qenë pjesë e ekipit për formimin e administratës së re dhe e komitetit të inaugurimit presidencial në vitin 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për thellimin e partneritetit me rajonin.
“Bashkëpunimi ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe për forcimin e lidhjeve tona strategjike. Investimet dhe projektet e përbashkëta, veçanërisht në sektorin e energjisë, mund të kontribuojnë në sigurinë energjetike dhe në zhvillimin ekonomik të rajonit,” theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Në fokus të bisedës ishin projektet energjetike dhe potenciali për investime, që mund të kontribuojnë në rritjen e sigurisë energjetike, zhvillimin ekonomik dhe në lidhjen më të fortë të rajonit me partnerët strategjikë.


