Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi, ku u takua me Ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan. Gjatë këtij takimi, siç njoftoi Mexhiti, u riafirmua partneriteti i fortë ndërmjet dy shteteve.
Në fokus të diskutimeve ishte zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, me një theks të veçantë në ekonominë dhe investimet. Mexhiti theksoi se gjatë bisedimeve u trajtuan hapa konkretë për forcimin e lidhjeve tregtare dhe nxitjen e projekteve strategjike mes dy vendeve.
Gjithashtu, ai e vlerësoi Deklaratën e nënshkruar në Stamboll për Këshillin e Nivelit të Lartë për Bashkëpunim, duke e cilësuar atë si një gur themeli për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.