-Sipas gjitha gjasave, unë do të jem kandidati në Çair, tha sot Izet Mexhiti nga VLEN, duke folur për kandidatët e VLEN për zgjedhje lokale. Mexhiti tha se po bisedohet brenda koalicionit dhe po shqyrtohen anketat, në mënyrë që VLEN të nxjerrë kandidatët më të mirë.
“Deri ka fundi i javës besoj që do të dalim me listën e kandidatëve prej Struge deri në Likovë, me listën e plotë të kryetarëve të komunave të VLEN-it në këtë garë zgjedhore”, shtoi Mexhiti.