Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka falënderuar votuesit e VLEN-it, duke thënë se 107.000 votat janë historike për opozitën shqiptare.
Mexhiti ka thënë se kjo mbështetje ju jep atyre legjitimitetin e plotë për t’i përfaqësuar në qeveri.
“Të nderuar përkrahës të koalicionit VLEN. Jemi shumë, jemi 107.000
JU FALENDEROJ nga zemra për këtë mbështetje rekorde, historike për opozitën shqiptare!
Me këtë mbështetje, nga gjithë qytetet e fshatrat, ju e vulosët fitoren absolute në kampin politik shqiptar, me çka na e dhatë legjitimitetin e plotë për t’ju përfaqësuar!
Ne do të jemi zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re, sepse ne jemi përfaqësuesit e votës së pastërt shqiptare.
Plani VLEN 2030 tani është synimi jonë, si pjesë e Qeverisë së re. Idetë e projektet konkrete për të mirën e qytetarëve tani janë preokupimi ynë i përditshëm.
Beteja u fitua. Ne nuk do ta tradhëtojmë besimin qytetar asnjëherë, për asnjë çmim.
Sepse shqiptari VLEN”, ka shkruar Mexhiti.
Data 11.04.2026
Aktuale
- Pragu prej një përqind në RMV: Si fitojnë shumë para partitë me pak vota pas zgjedhjeve? (Infografik)
- Plani amerikan/ Vuçiç ‘dorëzon’ Kosovën! Ramabaja: Beogradi merr kontrollin e Maqedonisë dhe Bosnjës
- Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj, hapi tjetër është Marsi
- Rregjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të festës së Pashkëve
- Ekskluzive | Ky është i riu që qëlloi me armë të dashurën në barnatore në Ferizaj dhe më pas vrau veten
- Një humbje e madhe për Albulena Haxhiun, i vdes personi i shtrenjtë i familjes
- Të dielën Pashkët Ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!
- Tërmet në Maqedoni


