Kandidati i VLEN për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti gjatë shpalosjes së programit zgjedhor, tha se për një vit e gjysmë kanë kthyer Çairin lartë në agjendën e qeverisë.
“Do të ndërtojmë parking nëntokësorë te “Sheshi Skenderbeu”, garazh me kate te kompleksi Çairçanja dhe garazhe montueshme në Fushë Tophanë dhe te Salla Partizani. Do t’i zgjerojmë përfundimisht arteriet kyçe si rruga “Cvetan Dimov”, për të lehtësuar qarkullimin. Çairi nuk do të jetë më sinonim i papastërtisë do të implementojmë sistem modern të menaxhimit të mbeturinave,, do të pastrojmë deponitë e egra dhe do të krijojmë hapësira të gjelbra. Do të themelojmë inkubator biznesi për start up kompanitë dhe një fond lokal inovativ për të rinjtë sipërmarrës”, deklaroi Mexhiti.
Mexhiti mes tjerash tha se Çairi meriton punë, vizion dhe vepra konkrete.
“Kjo nuk është vetëm një kandidaturë për kryetar komuna. Ky është fillimi i një misioni për çlirim nga monopoli njëpartiak, një mision për thyerjen një sistemi të korruptuar të një partie e cila I mbajti shqiptarët dhe gjithë qytetarët e Çairit, në varësi, frikë dhe pasiguri. Thelbi i demokracisë është ndryshimi, pluralizmi e jo sundimi i një partie që identifikohet me shtetin”, tha mes tjerash Mexhiti.
Data 25.03.2026
Aktuale
- Eksperti Eduard Elezi: Pas denoncimeve për abuzimet e Ballukut, gruaja ime u kërcënua të mbyllte gojën dhe të mos fliste në media!
- Ministria e Drejtësisë nuk është dikasteri i vetëm që saboton Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve
- Mustafa Dauti: “Jo, jo – gabim e keni! Gjuha shqipe aty është”
- Sërish alarme për bomba në Tetovë, reagojnë prindërit: Nuk është më shaka, është alarm për shoqërinë
- Arrijnë veturat ushtarake amerikane “Stryker” për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut
- Institucionet e RMV-së në shënjestër të hakerëve shtetërorë rusë
- Nënshkruhet Memorandum i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Tetovës dhe Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi
- U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, gazetarit Namir Lapardhaja i jepet lamtumira pas homazheve në Berat! Reagimet e disa prej figurave të njohura


