Mexhiti shpalos moton për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”
Mexhiti shpalos moton për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”
Publikuar 11:42 28 Gusht, 2025
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar moton zyrtare për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”.
Mexhiti ka theksuar se kjo moto nuk është vetëm një slogan zgjedhor, por një përkushtim i sinqertë që përfaqëson vizionin dhe punën e tij të ardhshme si kryetar i komunës.
Ai kujtoi se Çairi ka dhënë gjithmonë shumë për vlerat shoqërore, politike, arsimore e kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.
“Do ta japim krejt qenien tonë, krejt dijen tonë, krejt përvojën dhe potencialin tonë në funksion vetëm për Çairin dhe qytetarët e tij,” – ka thënë Mexhiti.
Ndryshe, motivi për moton e fushatës vjen nga kënga “Vetëm për ty” e rok bendit Telex.