Zv/kryeministri Izet Mexhiti, në shënimin e 24 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, në rrjetin social facebook, ka shkruar se sonte Shkupi, për një natë, u shndërrua në skenë ku talenti shqiptar dhe arti botëror u ndërthurën në mënyrën më të bukur, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve dhe duke e kthyer këtë festë në një përjetim të paharrueshëm.
“Sonte, Shkupi u bë qendra e një ngjarjeje të veçantë, duke shënuar 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, një moment historik që vulosi paqen, garantoi barazinë dhe hapi një kapitull të ri bashkëjetese mes komuniteteve të vendit. Për një natë, kryeqyteti u shndërrua në skenë ku talenti shqiptar dhe arti botëror u ndërthurën në mënyrën më të bukur, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të pranishmëve dhe duke e kthyer këtë festë në një përjetim të paharrueshëm.
Kjo gala madhështore, me pjesëmarrjen e yllit me famë botërore Ramë Lahaj dhe në bashkëpunim me Filharmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u organizua për të nderuar këtë ditë të rëndësishme. Muzika magjepsi, arti emocionoi dhe kultura bashkoi, ashtu siç bëri vetë Marrëveshja e Ohrit para 24 vitesh, duke e shndërruar koncertin në një festë të vërtetë të paqes dhe harmonisë”, ka shkruar Mexhiti.
Data 13.02.2026
Aktuale
- Nikolloski: Bullgaria e ratifikoi Marrëveshjen për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8
- Përfundoi seanca gjyqësore për katër shtetasit turq të akuzuar për ndihmë gjatë kryerjes së vrasjes në një kafene në Shtip
- Shpërthimi i fruthit nëpër kopshte? – Instituti i Shëndetit Publik reagon zyrtarisht: Ja si qëndron e vërteta!
- VLEN: Aleanca me SHBA-të hap epokën e tregtisë së lirë, ekonomia vendore ngrihet
- U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin
- “Karçanaj u detyrua të jap dorëheqje”- Gazetarja Llabani: Ish-drejtoresha e AKSHI-t ka blerë një pronë private nga një grup kriminal që po hetohet nga SPAK
- Çuçul: Kryetarët e komunave nuk e deklarojnë pasurinë e tyre në KSHPK
- (VIDEO) SHBA dhe RMV me marrëveshje korrnizë për tregti reciproke


